Trump paralajmëron taksa doganore për automjetet europiane

23:30 | 20 Shkurt 2019
Trina Galanxhi

Presidenti amerikan, Donald Trump kërcënoi sot se do të vendosë taksa të reja doganore ndaj importimit të veturave europiane nëse negociatat mes Uashingtonit dhe Brukselit nuk përfundojnë me një marrëveshje të re tregtare.

“Nëse nuk gjejmë një marrëveshje, ne do të vendosim tarifa doganore”, deklaroi para gazetarëve kreu i Shtëpisë së Bardhë.

Trump mori të dielën një raport nga ministri i Tregtisë mbi industrinë automobilistike, përmabtja e të cilit për momentin nuk njihet.

Trump ka në dispozicion 90 ditë për të vendosur mbi aplikimin e taksave shtesë mbi automjetet dhe pajisjet automobilistike europiane.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme