Sot Shqipëria është shteti me sasinë më të vogël të arit në Europë. Ne kemi vetëm 1.6 ton ar.
Kjo shifër është bërë publike pak kohë më parë në një analizë të gazetës ekonomike italiane ‘Il Sole ventiquatro ore”. Shifra prej 1.6 ton, është shumë herë më e vogël se sasia e arit që kanë shtetet e tjera të rajonit. Kështu, Bosnje Hercegovina ka 4 ton rezerva ari, Maqedonia 6.8 ton dhe Serbia 17.7 ton.
Ekspertët e ekonimisë na shpjegojnë se çfarë rëndësie kanë për ekonominë e një vendi rezervat e arit.
“Mënyra për të trashëguar pasurinë, kursimet tona përgjatë historisë, ari ka qenë gjithmonë mburoja më e mirë dhe e sigurtë. Dhe po të shikojmë sa herë që ka periudha krizash, të gjitha bankat qëndrore, zhvendosen nga paraja letër tek ari. E shohin ndoshta si strehen më të sigurtë për të ruajtur vlerën e pasurisë së kombeve tyre. Kjo është arsyeja që bankat qëndrore në të gjithë botën, drejtohen në pasuritë më të sigurta siç është ari. Kështu që roli i saj për të trashëguar pasuritë mbetet i pazëvendësueshëm”, tha Selami Xhepa, ekspert ekonomie.
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...