Atletico Madridi ka realizuar dy gola të shpejta për 2 me 0 kundër Juventusit.
Skuadra nën udhëheqjen e Diego Simeones ka kaluar në avantazh në takimin e parë mes dy skuadrave në kuadër të xhiros së 1/8-ës në UEFA Ligë të Kampionëve, shkruan portali arbresh.info.
Pas një rrëmuje në zonën e rreptësisë te skuadra mysafire, Jose Gimenez futi topin në rrjetën e portierit Wojciech Szczesny duke shënuar për 1 me 0. Goli erdhi në minutën e 78′, vetëm pak kohë pasi Alvaro Moratas iu anulua goli me kokë.
Por, pas vetëm pesë minutave, gjiganti madrilen shënoi për 2 me 0 me anë të mbrojtësit Diego Godin.
Ndeshja mes dy skuadrave është duke u zhvilluar në stadiumin Wanda Metropolitano./arbresh.info/
https://streamable.com/v4qt3
Shtetet në zhvillim thonë se 300 miliardë dollarët e ndarë p...
Si nisi karriera e Rovenës?
Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi ës...
Pse Sara i kërkoi falje Drilonit?
Sekuestrohen 76 kilogramë drogë në Itali/ Dy të arrestuar, n...
Sot duelet finale të turneut ‘Adem Jashari’