Lulzim Basha heq dorë nga mandati i deputetit

22:07 | 20 Shkurt 2019
A. B.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha firmosi mbrëmjen e sotme dokumentin që heq dorë nga mandati i deputetit.

Basha fton qytetarët në protestë nesër në orën 10.00, para Parlamentit.

“Nuk ka kthim pas! Nesër së bashku si qytetarë të lirë para parlamentit” shkruan Basha.

Opozita vendosi që të heqë dorë nga mandatet e deputetëve duke kundërshtuar atë që ata e quajnë regjim kriminal të Edi Ramës.

Ndër të parët që firmosi sot lënien e mandatit, ishte kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme