Google ADS

Tërmet i fortë në Turqi, tronditet dhe Greqia

21:49 | 20 Shkurt 2019
Trina Galanxhi

Lëkundje tërmeti janë regjistruar pak minuta më parë me magnitudë 5.2 i shkallës Rihter, u regjistrua në Turqi nga Instituti Sizmologjik Euro-Mesdhetar.

Megjithatë, Instituti Gjeodinamik i Athinës raporton se tërmeti ishte 4.9 Rihter. Epiqendra e tërmetit ndodhet 53 kilometra në veriperëndim të Mitilenit dhe ka një thellësi prej 21.6 km, apo 148 km nga qyteti i Izmirit në Turqi.

Tërmeti u ndje veçanërisht në ishullin Lesbos. Deri më tani nuk janë raportuar dëme apo lëndime.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme