Ndonëse njihet si krijues i modës, Karl Lagerfeld i cili u nda nga jeta të martën e 19 shkurtit në moshën 85 vjeçare, pak kush mund ta dijë se ai pëlqente shumë të lexonte.
Drejtuesi i shtëpive gjigande të modës Chanel dhe Fendi ka një bibliotekë me mijëra tituj librash, dhe detaji që nuk ndodh të shohim në biblioteka të tjera është renditja e pazakontë e librave, shkruan bordo.al
Karl perferonte t’i vendoste librat horizontalisht. Natyra e tij shpesh kontraverse dhe e pazakontë sigurisht që do të pasqyrohej edhe tek biblioteka ku ai kalonte një pjesë të mirë.
Mënyrëne vendosjes së librave Lagerfeld e ka shpjeguar me faktin se kështu ai e kishte më të thjeshtë për të gjetur librin që dëshironte e nuk kishte pse përthyente qafën siç ndodh kur librat janë vendosur vertikalisht.
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Dy të lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...