Berlin: Dhjetëra mijëra qytetarë pa rrymë

21:07 | 20 Shkurt 2019
Trina Galanxhi

Dhjetëra mijëra banorë të Berlinit shpresojnë t’u rikthehet energjia elektrike, pasi një aksident në një shesh ndërtimi ka zhytur familjet dhe bizneset në errësirë.

Zyrtarët raportuan se një punëtor i përfshirë në një projekt për rinovimin e një ure, aksidentalisht ka ndërprerë energjinë në qarkun lindor të Koepenickut.

Ndërprerja ka prekur 30 000 familje dhe 2 000 kompani.

Shkollat dhe çerdhet në zonën e prekur pritet të mbeten të mbyllura dhe punëtorët po punojnë për të zgjidhur situatën.

“Kjo është arsyeja pse kjo ndërprerje është duke kaluar shumë më shumë sesa ndërprerjet e mëparshme të energjisë”, tha një përfaqësues i kompanisë energjetike ”Vatenfall”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme