Google ADS

Civilët largohen nga enklava e fundit e kalifatit të vetëshpallur të ISIS-it

18:54 | 20 Shkurt 2019
A. B.

Të mërkurën një autokolonë e ngarkuar me civilë i largoi ata nga zona e fundit në Siriende nën kontrollin e militantëve të Shtetit Islamik.

Të paktën tetë kamionë të mbushur me njerëz lanë pas qytetin e Baghouzit, pjesë enjë operacioni evakuimi të civilëve që ka nisur javët e fundit, ndërsa një milici embështetur nga SHBA po ngushton perimetrin e territorit nën kontrollin e ISIS-it

Mbetet ende i paqartë numri i njerëzve që u larguan të mërkurën apo sa civilë mbetenende në Baghouz.

Forcat Demokratike Siriane të udhëhequra nga kurdët u kanë dhënë një paralajmërimpërfundimtar luftëtarëve të Shtetit Islamik për t’u dorëzuar përpara se të kryejë njëofensivë për pastrimin e Baghouzit nga militantët.

Të martën zyrtarët e Kombeve të Bashkuara për drejtat e njeriut thanë se janë tëshqetësuar rreth fatit të 200 familjeve në Baghouz. Sipas tyre luftëtarët IS-isit nuk po ilejojnë gratë dhe fëmijët të largohen.

Mijëra njerëz, përfshirë civilë dhe disa luftëtarë të dyshuar të huaj të cilët i ishinbashkuar IS-isit, janë nxjerrë nga Baghouz-i gjatë javëve të fundit.

Administrata Trump u ka kërkuar vendeve evropiane të tërheqin luftëtarët që kanëardhur nga vendet e tyre për t’iu bashkuar militantëve.

Britania ka refuzuar dhe po u heq atyre shtetësinë. Franca ka treguar gjithashtu pakentuziazëm për riatdhesimin e ish-luftëtarëve të Shtetit Islamik.

Forcat kurde të mbështetura nga forcat amerikane thonë se deri në fund të javës, presinnjë disfatë të plotë të Shtetit Islamik në Siri.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme