Gwyneth Paltrow ka vendosur që të mos xhirojë më filma me superheronj, sepse mendon se është e moshuar për role të tilla.
Aktorja 46-vjeçare konsideron se karakteret në filmat e Marvelit nuk janë më të përshtatshme për të.
“Jam tepër e moshuar për të veshur kostumet e tilla”, ka thënë Paltrow duke iu referuar rolit të Pepper Potts në filmat “Iron Man” dhe “Avengers”.
Megjithatë, ajo është shprehur e kënaqur që e ka luajtur atë rol, ashtu që të gjithë atë përvojë e konsideron shumë të bukur.
Gwyneth do ta shohim vetëm edhe një herë në rolin e Pepper në filmin e ardhshëm për “Avengers”.
Ajo ka treguar se në fillim e kishte refuzuar rolin, sepse po kalonte një periudhë të vështirë pas ndarjes nga Brad Pitti dhe nuk dëshironte të udhëtojë në Angli, ku duhej të qëndronte për xhirimet e filmit.
“Asokohe mendoja ndryshe, nuk mund të lexoja asgjë, sepse po kaloja nëpër një periudhë shumë të vështirë”, ka thënë aktorja.
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?