Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump i dërgoi letër kryeministrit Zoran Zaev ku i uron për lidershipin dhe përkushtimin në zbatimit të marrëveshjes së Prespës.
“Në emër të popullit amerikan, ju uroj për ratifikimin dhe zbatimin e marrëveshjes së Prespës. Kjo është arritja më historike në Ballkan që nga marrëveshja e Dejtonit dhe dëshmon për udhëheqjen tuaj të guximshme. Nëpërmjet përpjekjeve tuaja me kryeministrin Tsipras, siguruat të ardhme më stabile dhe më të begatë, dhe jo vetëm për dy vendet tuaja, por edhe për gjithë rajonin. Vendi juaj tani do ta marrë vendin që i përket në aleancën euroatlantike si Republika e Maqedonisë së Veriut”, shkruan në letër Trump, njofton Telegrafi Maqedoni.
Sipas presidentit Trump, vendi ynë është partner i madh i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Ne gëzohemi që mund t’ju presim si aleati ynë i 30-të në Aleancën veriatlantike dhe të vazhdojmë me punën tonë të përbashkët për të siguruar paqe dhe prosperitet në Ballkanin Perëndimor”, shkruan Trump në letrën deri te Zaev.
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Sallës së Edukatës ...
Ukraina thotë se ka goditur një depo nafte dhe një stacion r...
Grafiti në “Car Lazar”, suspendohen gjashtë policisë për mos...
Aksidenti me fatalitet në Kaçanik, Policia jep detaje – ka r...
Kampusi i Kolegjit të Europës, Rama inspekton punimet
PDK dënon sulmin në Zveçan: Përpjekje e qartë për të frikësu...