Së shpejti do të jeni në gjendje të bëni më shumë se thjesht “pëlqim” një postim për organizatën tuaj jofitimprurëse në Instagram dhe të jeni më proaktiv në bërjen e një ndryshimi në botë.
TechCrunch vëren se një kërkim mbi kodet dhe imazhet e reja në aplikacionin Android të Instagram-it zbuloi një afishe “Fundraiser” që lejon përdoruesit të kërkojnë OJQ-të dhe komunitetet dhe të shtojnë një buton “Donate” – buton për donacion – për ta në ‘Insta Story’.
Ndjekësit mund të kontribuojnë vetëm përmes klikimit, transmeton lajmi.net.
Kjo nuk është një ide e re, pasi kompania e saj mëmë tashmë e kishte zbatuar funksionin në Facebook në vitin 2013 dhe, sipas disa të dhënave, deri më tani janë ofruar shuma parash për donacion prej 1 miliardë dollarë.
Një zëdhënës i Facebook u raportua të thoshte: “Ne jemi në fazat e hershme dhe jemi duke punuar shumë për ta sjellë këtë përvojë në komunitetin tonë.”, u raportua të thoshte një zëdhënës në Facebook.
“Instagram bën gjithçka për t’ju afruar me njerëz dhe gjëra që doni, dhe një pjesë e madhe e kësaj platforme po tregon përkrahje dhe vetëdijësim për komunitetet dhe shkaqet domethënëse”, deklaronte tutje ai.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...