LDK reagon ndaj deklaratës së Thaçit, thonë se janë kundër ndryshimit të kufijve

15:36 | 20 Shkurt 2019
Arbresh.info

Ideja e korrigjimit të kufijve presidenti Hashim Thaçi nuk po pranon të jetë vetëm e tija.

Sot presidenti në një konferencë për medie tha se idenë e korrigjimit të kufijve e kanë folur edhe ish-presidenti Ibrahim Rugova, akademik Nexhat Daci dhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, dhe se ideja e tij origjinale është ajo e bashkimit të Kosovës me Luginën.

Lidhur me këtë çështje ka reaguar zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa,  ai tha për Arbresh.info se qëndrimi tyre është i qartë, janë padyshim kundër ndryshimit të kufijve.

“Qëndrimi i LDK-së është i qartë: ne jemi kundër ndryshimit të kufijve. Akti i shpalljes së pavarësisë më 17 shkurt 2008 është i pakthyeshëm dhe i padiskutueshëm siç janë sovraniteti, integriteti territorial dhe karakteri unik i shtetit i përcaktuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”,  tha Mustafa.

Ndërsa Analisti, Faik Krasniqi tha për Arbresh.info se kjo deklaratë e Presidentit është vetëm një lloj tendencë për të treguar që nuk është i vetëm në këtë ide.

Ai gjithashtu Konsideroi se me Hashim Thaçin përveç se nuk mund ta rikthejë Kosovën Lindore, mund ta humbasim edhe Veriun e Kosovës.

“Sidoqoftë, nuk besoj qe Presidenti Rugova te ketë biseduar me Thaçin lidhur me këtë çështje. Raportet e tyre s’kanë qenë te mira. Tendenca e Presidentit Thaçi është qe nuk është i vetëm ne këtë ide për korrigjim te kufijve, por ka edhe shume te tjerë. Ai duhet te na qartësojë me mire se çfarë mendon me këtë korrigjim te kufijve. Si mendon t’ia bashkëngjitë Kosovën Lindore Kosovës. Ne e njohim Serbinë, dhe ata nuk janë shqiptare qe te falin territore. Përkundrazi. Ata luftojnë qe te marrin territore. Çfarë do t’i japim Serbisë qe Presheva, Bujanoci dhe Medvegja t’i bashkohen Kosovës. Kam frike qe me Hashim Thaçin do e humbasim edhe Veriun e Kosovës, por s’do ta rikthejmë as Kosovën Lindore. Ky njeri është rrezik për shtetin dhe qytetaret e saj”, tha Krasniqi.

Veç kësaj, ka reaguar edhe shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ku në llogarinë e tijë në Facebook, kishe postuar një intervistë të ish-Presidentit Rugova. Ku aty thuhej se ish-presidenti ishte kategorikisht kundër idesë së ndarjes territoriale te Kosovës.

Arbresh.info gjithashtu ka tentuar që ta kontaktojë edhe nënkryetarin e LDK-së, Lutfi Hazirin, por kjo ka qenë e pamundur./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme