Ivan Rakitiç i afrohet akoma më shumë Interit. Së fundmi drejtuesit e Interit, Beppe Marotta dhe Piero Ausilio janë takuar në mënyrë sekrete me ata të Barcelonës për të diskutuar çështjen e transferimit të futbollistit kroat te zikaltrit, lajm ky që u publikua nga e përditshmja italiane La Gazzetta Dello Sport.
Sipas kësaj të përditshmeje, njerëzit e merkatos së Interit i ofruan Barcelonës 35 milionë Euro për kartonin e Rakitic, por katalanasit pretendojnë të marrin 45 milionë Euro për të. Megjithatë në këtë pikë është tërësisht e mundur që të arrihet një akord për një shifër të ndërmjetme duke përfshirë edhe bonuse të ndryshme.
Por jo vetëm kaq, mësohet se Interi po përgatitet t’i ofrojë Rakitiç një kontratë 3 vjeçare deri në 2022, me kroatin që aktualisht te Barcelona përfiton 5.5 milionë Euro neto në sezon.
Kontrata e Rakitiç me kampionët e Spanjës skadon në vitin 2021 dhe mesfushori ka shfaqur gjithnjë dëshirën për të qëndruar në Katalunja. por 30 vjeçari me deklaratat e tij ka lënë të kuptohet edhe se mund të largohet nga Barcelona nëse klubi nuk i përmirëson kushtet në kontratë, pretendim që mesa duket Barcelona nuk ka ndërmend t’ia plotësojë./tch
Pas 14 muajsh luftime, nis armëpushimi mes Izraelit dhe Hezb...
Robert Lewandowski arriti shifrën jubilare në Ligën e Kampio...
FSK-ja shënon sot “Ditën e Forcës”
Trump nënshkruan marrëveshje me Shtëpinë e Bardhë për të fil...
Përshkrimi i “Daily Express”: Shqipëria, vendi i vogël evrop...
Kurti sot merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës së Sigur...