Presidenti Thaçi ka marrë pjesë në ngjarjen “Women in Energy Scholarship Program”, organizuar nga Korporata e Sfidës së Mijëvjeçarit – MCC.
Thaçi ka thënë se ka papunësi të madhe ndërsa kompanitë ankohen se nuk po gjejnë punëtorë të duhur.
“Po ashtu në disa institucione gratë nuk kanë të drejtën ta punojnë karshi burrave. Po ashtu në disa fakultete nuk ka femra e ky program e mundëson këtë. Ju keni ndarë 1 milion euro për bursa dhe me këtë po ndihmoni që gratë dhe vajzat kosovare të zbusin papunësinë sa i përket barazisë sepse me këtë do të punësohen vajza”, ka thënë ai.
Sipas tij këto fonde do të prekin jetën e grave dhe vajzave në sektorin e energjisë.
“Këto fonde prekin gjithë shoqërinë. Kosova është me fat që ka mbështetjen e SHBA. Ndihma gjeneroze e MCC apo ushtrisë amerikane do ta arrij qëllimin vetëm nëse Kosova është në paqe me vetën dhe fqinjët. Asnjë investitorë nuk vije në vend kur flitet për tensione. Asnjë vend pune nuk hapet nëse ka krim e korrupsion. Ëndrra jonë realizohet vetëm nëse dilet nga gjendja e Status Quo-s. E di nuk fitohen vota kur flitet për dialog. Por mua nuk më nevojiten votat. I tere interesi nacional është mbi votat”, theksoi ai./arbresh.info
“Kam 90 për qind gjasa që s’do mbijetoj”, zbardhet biseda te...
Gjesti rrëfen në detaje se çfarë u bë shkak i ndarjes me Xhe...
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla