Koordinatorja nacionale e strehimoreve, Nazifr Jonuzi, tha se edhe në 2019 –tenë strehimoret po vazhdojnë të përballen me mungesa të shumta në ofrimet e shërbimeve.
“Strehimoret ende ballafaqohen me mungesa të ofrimit të shërbimeve. Jemi në muajin e dytë dhe ne ende nuk kemi mjete tu ofrojmë shërbimeve atyre femrave dhe fëmijëve që i drejtohen tek ne. Tash po hasim ne ketë boshllëkun për dy muajt janar dhe shkurt”, tha ajo.
Deputetja Safete Hadergjonaj, ka thënë se komisioni ka bërë kërkesë që të ndahen disa fonde për të financuar këto strehimore.
Ajo ka kërkuar që të jepet llogari se ku kanë shkuar këto mjete.
“Ne nuk do të donim që të ketë dhunë në familjar por për fat të keq këto gjera ndodhin këtu dhe ne duhet të gjejmë një zgjidhje. Ne jemi përpjek që këtyre strehimoreve ti financojmë për probleme është se këto strehimore janë OJQ dhe shteti nuk financon këto organizata. Grupi i grave këtë vit ka bërë kërkesë më u nda mjetë për strehimoret. Për shkak të vonesës së miratimit të buxhetit pagesat do të dalin në muajin mars. Dua që të përcjellët ky fond të monitorohet dhe ne si grup të kërkojmë raport të detaizuar se si po shpenzohen këto mjete. Me këto mjete të përfitojnë gratë dhe fëmijët që pësuan nga dhuna ” tha ajo./arbresh.info/
Katari pezullon rolin ndërmjetësues për luftën në Gazë
Burimi planifikon që pas BBVK të punojë kamarier
PSG merr një fitore solide në udhëtim ndaj Angers
Las Vegasi mbulohet nga bora, qytetarët thonë se nuk kanë pa...
NATO i përgjigjet vendosjes së trupave të Koresë së Veriut n...
“T’ua humbim buxhetin djemve”, Gresa ia tregon planin Sarës