Google ADS

KSHZ mban seancë, do të shqyrtojë tema për zgjedhjet presidenciale

11:16 | 20 Shkurt 2019
Arbresh.info

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve sot do të mbajë seancë në të cilën do të shqyrtojnë propozim-formularët për zgjedhjet presidenciale, si dhe propozim-formularët për zgjedhje të kryetarëve të komunave, propozim-vendimin për konfirmimin e harxhimeve për zbatimin e aktiviteteve zgjedhore, si dhe propozim-vendimin për ndarjen e mjeteve për Komisionit Komunale Zgjedhore për zbatimin e zgjedhjeve presidenciale 2019.

Anëtarët e KSHZ-së do të shqyrtojnë edhe propozim-vendimin për ndarjen e mjeteve avans për departamentet rajonale dhe zyrat për sigurimin e vendeve zgjedhore, propozim-kodeksin për vëzhgimin e zgjedhjeve presidenciale dhe zgjedhjeve komunale në Ohër, Novo Sellë dhe Dibër.

Në rend dite në seancën e sotme të KSHZ-së është edhe propozim-udhëzuesi për edukimin e anëtarëve të Komisioneve Komunale Zgjedhore dhe Bordeve Zgjedhore për zbatimin e zgjedhjeve jashtë vendeve./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme