Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA) ka mbajtur një konferencë me temën “Zëri i Popullit rreth ‘Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.
Në këtë konferencë kanë marrë pjesë krerë të pozitës dhe opozitës si dhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ambasadori i Norvegjisë.
Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj ka thënë se qytetarët e Kosovës po i japin mbështetje dialogut, raporton arbresh.info.
“Ajo që ka ndodhur vitin e fundit në Kosovë dallon nga vitet e kaluara. Ka një përpjekje për herë të parë që faktori politik kërkon një konsensus më të gjerë për dialog. Përpjekja e kësaj qeverie ka qenë që t’i jepet konsensus i ri dialogut. Ne kemi dashur që në këtë fazë finale duke qenë të bashkuar të ndërtojmë një platformë për ti harmonizuar qëndrimet dhe Kosova të flasë me një zë”, ka thënë ai.
Sipas tij presionin e vetëm që duhet ta kenë është marrëveshja.
“Nuk jemi vetëm ne ata që duhet të kujdesemi për paqen në regjion. Detyrë e jona është ti garantojmë vendit sigurinë, paqen. Çdo dialog ka titull. Dialogu në Rambuje ka pasur titull, ai ndërprerja e luftës, Vjena kishte statusin, Brukseli normalizimin e marrëdhënieve dhe kjo e fundit ka qëllim njohjen. Ne e presim derisa Serbia të jetë gati të na njohë”, ka theksuar ai.
Sipas tij partitë politike duhet lënë anash interesat.
“Sot janë zgjuar zëdhënësit e politikave të Millosheviqit. I ke në institucione shtetërore, në media. Andaj mendoj që forcat politike duhet t’i lënë anash interesat. Nuk ka 100 platforma është një. Ato duhet të shtojnë të heqin gjëra në këtë platformë. Kjo platformë do t’i dërgohet kuvendit, këtu duhet të arrihet apo të hiqet ndonjë gjë. Ajo që nuk duhet të ndodh është frika dhe largimi nga tavolina. Duhet të shkojmë ta paraqesim qëndrimin tonë. Tema nacionale duhet të na bashkojë të gjithëve. Ti lëmë anash kalkulimet partiake”, tha ai./Arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...