Populli i Kosovës, kundër ndërprerjes së dialogut

10:14 | 20 Shkurt 2019
V. S.

Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA) ka mbajtur një konferencë me temën “Zëri i Popullit rreth ‘Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

Në këtë konferencë kanë marrë pjesë krerë të pozitës dhe opozitës si dhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Profesor Anthony Heath nga universiteti i Oxford ka prezantuar gjetjet e sondazhit.

Ai ka thënë se qëllimi i këtij sondazhi është të shohin perceptimin e qytetarëve të Kosovës serb dhe shqiptar në lidhje me skenarët e finales së madhe ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“I kemi tri pyetje. Ndërprerja ose mos ndërprerja e dialogut. Vijat e kuqe të Kosovës në lidhje me fazën finale, a duhet Kosova të kërkoj të bashkohet me Shqipërinë në rast të marrëveshjes përfundimtare. 62% e respodentëve nuk pajtohen për mos vazhdim të dialogut”, ka thënë ai.

Sipas tij tek pyetja lidhur me vijat e kuqe të Kosovës në dialog 87% e respodentëve kanë thënë se Liqeni i Gazivodës duhet ta mbetet brenda Kosovës.

“Po ashtu 91% thonë se edhe Trepça duhet të mbetet brenda Kosovës. 68% e respodentëve kanë thënë se Lugina e Kosovës duhet të mbetet brenda territorit të Kosovës. 84% kanë thënë se veriu i Kosovës nuk duhet ti jepet Serbisë. 10% e serbëve nuk e mendojnë këtë. Pra ka mospajtim mes serbëve e shqiptarëve. Lidhur ne vazhdimin e status kuo-së vetëm 16% janë shumë ose disi të kënaqur. Sa i përket njohjes nga Serbia në këmbim të asociacionit më kompetenca ekzekutive 84% fuqimisht ose disi pajtohen. Tek skenari korrigjim i kufirit 82% nuk pajtohen me këtë”, ka thënë ai.

Sipas tij nga përmbledhja e rezultateve populli i Kosovës është kundër ndërprerjes së dialogut.

“Ka dallime të mëdha të komuniteteve sa i përket vijave të kuqe. Popullsia e Kosovës flasin me zëra të ndryshëm lodhur me vijat e kuqe por me një zë për ta vazhduar dialogun të dy komunitetet. Njohja globale është më premtuesja por duhen që të bahen gjërat dhe duhet të jetë e pranueshme nga shumica e qytetarëve të Kosovës”, ka thënë ai.

 

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/384178915701506/?notif_id=1550652005752166&notif_t=live_video_explicit

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme