Ndërprerja e punimeve për ujësjellësin e ri ka lënë pa ujë 6 fshatra të njësisë administrative Gjoricë në Bulqizë.
Projekti i ndërtimit të këtij ujësjellësi ka nisur që në vitin 2015, me një financim të Fondit Shqiptar të Zhvillimit.
Punimet nuk vazhduan më që pas përfundimit të fazës së parë që kishte të bënte me shtrirjen e tubacionit kryesor.
Faza e dyte ajo pas së cilës uji duhet të shkonte në çezma, pra shtrirja e rrjetit shpërndarës të tubacioneve të këtyre 6 fshatrave nuk është financuar ende, edhe pse kanë kaluar 4 vjet.
Burime nga Bashkia Bulqizë bëjnë me dije se fondi të cilin po e presin është 185 milionë lekë. Banorët jo vetëm që nuk kanë ujë në çezma, por vuajnë edhe pasojat e dëmtimit të rrugës nga faza e parë e punimeve./TCH
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur/ Sulmet terroriste në 20...
Tensionet në orët e vona, Olta: Gjesti mund ta nxirrte Xuxin...
Sulmi në Magdeburg, ambasadori i Kosovës në Gjermani: Lutjet...
Sulmi në Gjermani/Begaj: Sulmi ndaj qindra njerëzve duhet të...
Tragjedia në Gjermani: Reagojnë liderët evropianë – dërgojnë...
Tragjedia në Magdeburg po trajtohet si sulm terrorist