Zhvillimi i aftësive të komunikimit me fëmijët është një proces jo aq i lehtë sa shumë prindër mendojnë ! Është një pjesë e rëndësishme e prindërimit, që ka ndikim afatgjatë në zhvillimin emocional dhe social të fëmijës.
Në çdo marrëdhënie, komunikimi mund të jetë një fushë e minuar, ndaj të jesh një komunikues i zoti do të thotë shumë më shumë sesa të flasësh. Duhet të dini të zgjidhni fjalët, t’i përcillni me tonin e duhur dhe t’i vendosni në një kontekst, pa lënë vend për keqinterpretime. Nëse i plotësoni këto kritere ju do të krijoni një lidhje të fortë, thuajse të pathyeshme me fëmijën tuaj. Këtu janë 5 mënyrat më efektive për të folur me fëmijët tuaj në mënyrë që ata të dëgjojnë.
1. Flisni për atë që dëshironi ju si prind
Duket e thjeshtë, por është më e komplikuar se sa mendoni. Prindërit thonë aq shpesh: “Mos e bëj këtë” ose “Mos e bëj atë ” por kjo gjuhë është e drejtpërdrejtë, nuk u jep fëmijëve informacion të mjaftueshëm për të bërë atë që ju vërtetoni doni. “MOS” nuk promovon sjelljen që kërkoni. Në fakt, mund të nxisë sjelljen e padëshiruar. Duhet të formuloni fjali pohuese dhe jo mohuese.
2. Shmangini fjalët e vështira, përdorni gjuhë të thjeshtë e të qartë
Fëmijët nuk janë të aftë të kuptojnë ironinë, sarkazmën apo gjuhën e paqartë. Ata kanë nevojë për një gjuhë konkrete. Jepuni fëmijëve afate konkrete ! Mos përdorni shprehje: për një sekondë, apo për një minutë, por jini realistë në detyrat që u vendosni fëmijëve.
3. Kur kritikoni, niseni fjalinë me “UNË” dhe jo me “Ti” !
Është e lehtë të kritikosh fëmijën dhe psikologët nuk janë kundra kritikave, por kundër mënyrës sesi i formuloni këto të fundit ! Nëse ju do ta fillonit fjalinë me “UNË” dhe jo me “TI” do bënit një ndryshim thelbësor në mënyrën sesi komunikoni me fëmijën tuaj.
Për shembull:
“Ti po tregohesh kaq grindavec, lëre mamin të punojë” mund të zëvendësohet me “Unë nuk mundem të luaj, sepse kam shumë punë.”
“Për çfarë po flet?”- “Unë nuk e kuptoj. A mund ta shpjegosh përsëri?”
4. Lejo që komunikimin të jetë një rrugë me dy kalime.
Edhe në moshë të herët, fëmijët mund të jenë pjesë e dialogut. Duke folur me fëmijët – dhe jo me ta – lejon fëmijën të vlerësojë mendimet e veta. Plus, duke u ndjerë i sigurt për të ndarë këtë mendime me ju, do t’u rrisë atyre vetëbesimin.
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë