Protestojnë punëtorët e larguar nga KEDS-i

07:22 | 20 Shkurt 2019
Arbresh.info

Punëtoret e larguar nga KEDS sot do të vazhdojnë protestat e tyre.

Ata nga ora 10:00 do të mblidhen para Gjykatës Themelore në Prishtinë për të protestuar në shenjë pakënaqësie ndaj gjykatës për mos veprim ndaj kësaj kompanie, pasi nuk po zbaton vendimet e kësaj gjykate.

Protesta mbahet në Pallatin e Drejtësisë.

Punëtorët e larguar nga KEDS-i kanë dorëzuar edhe kallëzim penal në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ndaj menaxhmentit të kësaj kompanie ngase sipas tyre ata nuk po e respektojnë vendimin për t’i kthyer në punë këta punëtorë.

Numri i punëtorëve të larguar është 94 e që 10 prej tyre kanë marrë paga, të tjerët jo.

Ish-punëtorët e KEDS-it protesta të tilla kanë mbajtur edhe më herët pas largimit të tyre nga puna.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme