Modelja e famshme shqiptare, e cila po ndërton karrierë edhe në muzikë, Almeda Abazi është tejet e komentuar nga mediat rozë.
Bukuroshja shqiptare e cila jeton dhe vepron në Turqi përveç ditëlindjes festoi edhe përvjetorin e dytë të martesës me aktorin e njohur turk, Tolgahan Sayisman, shkruan portali arbresh.info
Bukuroshes shqiptare i ishte organizuar një festë nga bashkëshorti i saj i cili edhe mbishkrimin e tortës e bëri në gjuhën shqipe.
‘Të dua shumë”, janë fjalët e Tolgës drejtuar Almedës.
Bukuroshja shqiptare dhe aktori i famshëm turk e kurorëzuan me martesë lidhjen e tyre në një ceremoni të mbajtur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në ceremoninë martesore të zhvilluar në një tarracë në Beverly Hills ishin të pranishëm 40 të ftuar, kryesisht familjarë dhe miq të ngushtë, ndërsa evenimenti u mbajt pikërisht në ditën kur dikur më e bukura e Shqipërisë festonte ditëlindjen e saj.
Ndryshe, Almeda është shtatzënë dhe do të sjellë në jetë fëmijën e parë të çiftit që do të jetë djalë./arbresh.info/
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...