Takimet e zhvilluara mbrëmjen e sotme (e martë) në kuadër të UEFA Ligës së Kampionëve nuk kanë prodhuar gola.
Ndeshja shumë e madhe në Anfield mes Liverpoolit dhe Bayern Munichut përfundoi pa gola, ashtu si takimi tjetër në kuadër të kompeticionit më të madh evropian mes Lyonit dhe Barcelonës, shkruan portali arbresh.info.
Kandidati për titull në Premierë Ligë kishte një mori shansesh duke dominuar ndeshjen kundër kampionit gjerman, por gjiganti anglez nuk arriti t’i konkretizojë rastet e tyre para portës së portierit Manuel Neuer.
Nga takimi tjetër, gjiganti katalunas dominoi me posedim të topit ndaj skuadrës franceze, por që edhe nikoqirët kishin rastet e tyre duke tundur edhe shtyllën një herë.
Bazuar në rezultatet historike në të gjitha kompeticionet evropiane, Barcelona dhe Bayern Munichu kanë 65.4 për qind shans për të arritur në çerekfinale kundër Liverpoolit dhe Olympiques Lyonnais me vetëm 34.6 për qind.
Ndeshjet kthyese zhvillohen më 13 mars./arbresh.info/
Besoni në këtë statistikë duke e ditur që nëse bazohemi në rezultat historike Manchester City ka 0 për qind shans për të fituar Ligën e Kampionëve?
Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj ...
Studim: Jeta në hapësirë nuk dëmton aftësitë mendore të astr...
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet