Pas deklarimit të komunës së Prishtinës së drejtori i Drejtorisë së Arsimit në këtë komunë, Januz Salihaj u shkarkua nga kjo pozitë me kërkesën e AAK-së ka reaguar kjo e fundit.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Prishtinë në një komunikatë për medie ka shkruar se niveli i performancës profesionale të Salihajt nuk ka qenë i kënaqshëm, shkruan arbresh.info.
“Pas shumë ankesave të qytetarëve në adresë të z. Jonuz Salihut për mos përgjigje, për mospërfillje, për anashkalime dhe injorim, gjithashtu në bazë të analizës së ekspertëve tanë të arsimit, niveli i tij i performancës profesionale nuk ka qenë i kënaqshëm”, thuhet në komunikatë.
Në të njëjtin thuhet se me votim unanim Këshilli drejtues i degës së AAK-së në Prishtinë ka kërkuar nga kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ta lirojë nga detyra e Drejtorit te Arsimit, z.Januz Salihaj”.
Në këtë reagim mohohet shkarkimi sepse “nuk pranoi të regjistrojë fëmijë nëpër shkolla ose të bëj punësime politike”.
Ndryshe lajmi për shkarkimin e drejtorit të drejtorisë së arsimit në komunën e Prishtinës, Januz Salihaj është bërë publik pasditen e së martës/Arbresh.info/
Inaugurohet fillimi i punimeve për ndërtimin e Parkut Indust...
Dita e Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe FSK të mërkurën org...
Ambasadori izraelit: Marrëveshja për armëpushim me Hezbollah...
Pati një paraqitje të jashtëzakonshme ndaj Akron – Mirlind D...
Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave, Hoxha: Të ndërt...
Shërbimi i Self Check-in tani edhe në Aeroportin e Prishtinë...