Presidenti Donald Trump kritikoi të martën rolin udhëheqës që ka marrë shteti i Kalifornisë në një aktpadi ku janë përfshirë 16 shtete amerikane.
Në padinë ligjore ndaj Presidentit kundërshtohet deklarimi prej të tij i gjendjes së emergjencës kombëtare, me synimin për të siguruar fonde për ndërtimin e murit me Meksikën.
Përmes një Twitteri të shkroi sot, Presidenti Trump u ankua për aktpadinë e dorëzuar në gjykatën feredarle të San Fransiskos. Fillimisht ai tha se në padinë ligjore ishin përfshirë 16 qytete, por më pas e korrigjoi komentin e tij, duke ju referuar si 16 shtete.
Kalifornia dhe 15 shtete të tjera amerikane janë përfshirë në padinë ligjore që e cilëson të paligjshëm deklarimin e gjendjes së emergjencës kombëtare nga Presidenti Trump, për ndërtimin e murit me Mekiskën.
Presidenti e mori këtë vendim, me qëllim që të sigurojë financimin e plotë të murit, përveç fondit për sigurinë kufitare që miratoi Kongresi.
Disa shtete padisin Presidentin Trump për shpalljen e emergjencës kombëtare
16 shtete amerikane po padisin administratën e Presidentit Trump lidhur me shpalljen e emergjencës kombëtare në mënyrë që presidenti të sigurojë fondet për të ndërtuar murin në kufi.
Prokurorët e përgjithshëm të 16 shteteve, të udhëhequra nga Kalifornia, depozituan padinë mbrëmjen e së hënën në Gjykatën e Qarkut të Kalifornisë Veriore.
Padia aludon se deklarimi i emergjencës është i paligjshëm dhe jokushtetues, dhe se dëmton shtetet dhe banorët e tyre duke përdorur fondet e caktuara për programet kundër drogës, projektet ushtarake të konstruksionit dhe përpjekje të tjera të agjencive të rendit.
Padia i kërkon gjykatës që të ndalojë përgjithmonë administratën e Presidentit Trump që të devijojë fonde nga pjesë të tjera të qeverisë për të ndërtuar murin kufitar, ose të ndërtojë një mur pa miratimin e fondeve nga Kongresi për atë qëllim.
“Presidenti Trump e trajton sundimin e ligjit me mospërfillje të plotë”, tha Prokurori i Përgjithshëm i Kalifornisë Xavier Becerra. “Ai e di se nuk ka krizë kufitare. Ai e di se deklerata e tij e emergjencës është e pajustifikueshme dhe ai e pranon se ka të ngjarë të humbasë çështjen në gjykatë.”
Zoti Becerra e akuzoi zotin Trump se ishte përfshirë në “një lojë teatrale” dhe kishte nxitur një krizë sepse ai kishte dështuar me
Kongresin apo me Meksikën për marrjen e fondeve për ndërtimin e murit.
Një grup ambjentalist dhe tre pronarë tokash në Teksas, mbi tokat e të cilëve do të ndërtohet muri, po ashtu kanë ngritur padi.
Shtëpia e Bardhë ende nuk ka reaguar ndaj padive nga shtetet. Por ajo kishte parashikuar sfidat ligjore për deklarimin e emergjencës.
Presidenti Trump tha se kishte deklaruar emergjencën kombëtare sepse nuk ishte i kënaqur me shumën e parave të autorizuara nga Kongresi për sigurinë kufitare.
“Dua ta bëj më shpejt”, tha ai javën e kaluar kur bëri deklarimin e emergjencës kombëtare. “Mund ta ndërtoja murin për një periudhë të gjatë kohore. Nuk kisha nevojë ta bëja këtë. Por faktikisht dua ta bëj më shpejt”, këto janë disa fjali që mund të përdoren si argumente në gjykatë kundër tij.
Gazetari Bob Woodward, i cili trajtoi në detaje vitin e parë të presidencës së zotit Trump në librin e tij të suksesshëm ‘Fear”, tha për rrjetin televiziv ‘Fox New’ se ai beson se zoti Trump e bëri deklarimin sepse “ai duket i fuqishëm. Ai duket i fortë tek shumë njerëz.”
Gjatë një pjese të mirë të fushatës presidenciale të vitit 2016 zoti Trump u zotua që të ndërtojë një mur dhe se Meksika do të paguante për të. Pas zgjedhjes së tij, ai u shpreh se kurr nuk kishte nënkuptuar që Meksika do të shkruante një çek për murin, por se paratë do të vinin nga përfitimet e një marrëveshje të re tregtare të Amerikës së Veriut.
Udhëheqësit meksikanë janë shprehur se në asnjë rrethanë nuk do të paguajnë për murin kufitar. Që nga ajo kohë zoti Trump e ka zhvendosur vëmendjen për të bindur Kongresin që të miratojë fondet për ndërtimin e murit.
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...