Njerëzit transgjinorë që marrin terapi hormonale rrezikohen nga sëmundjet e zemrës

21:49 | 19 Shkurt 2019
A. B.

Marrja e terapive të hormoneve mund të rrisë rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe goditjes në tru për njerëzit transgjinorë, sugjeron një studim i ri.

Numri i njerëzve që janë transgjinorë dhe që i nënshtrohen operacioneve dhe terapive të hormoneve është rritur ndjeshëm gjatë viteve të fundit- vecanërisht në SHBA.

Transgjinia ka shumë përfitime të matshme, duke përfshirë zbutjen e disforisë gjinore për 80 për qind të njerëzve që i nënshtrohen ndryshimeve, duke përmirësuar jetën e tyre seksuale dhe cilësinë e përgjithshme të jetës.

Por futja e niveleve më të larta të hormoneve seksuale nuk është pa rreziqet e saj, duke përfshirë rritjen e rreziqeve të sulmeve të zemrës, goditjeve dhe mpiksjeve të gjakut deri në dyfish, zbuloi një studim i ri i Universitetit të Amsterdamit.

Të ngjashme