Google ADS

Dua për humbjen e Lagerfeld: Vizioni juaj do të jetojë përgjithmonë

21:30 | 19 Shkurt 2019
A. B.

Disenjatori legjendar i modës Karl Lagerfeld ka ndërruar jetë në moshën 85-vjeçare, bën të ditur marka Chanel.

Si një nga disenjatorët më prodhues dhe të admiruar të kohëve moderne, ndikimi i tij në industrinë e modës është i pashembullt, transmeton portali arbresh.info.

Për vdekjen e tij, ka reaguar edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa e cila thotë se moda ka humbur një ikonë.

“Pusho në paqe, Karl Lagerfeld. Kam pasur nderin t’ju takoj një herë në Paris. Moda ka humbur një ikonë por vizioni juaj do të jetojë përgjithmonë ❤️”, janë fjalët e Duas ndaj Lagerfeld./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme