Javën e ardhshme rifillojnë kërkimet për pilotin e Emiliano Salas

21:11 | 19 Shkurt 2019
Arbresh Info

Një kërkim i ri për trupin e David Ibbotson, i cili ishte piloti i avionit që po barte Emiliano Salan, mund të filloj javën e ardhshme.

Zotëri Ibbotson është ende i humbur pasi avioni Piper Malibu, i cili ishte duke fluturuar nga Nantes në Francë te Cardiffi, u përplas në Kanalet e Anglisë më 21 janar, transmeton portali arbresh.info.

Trupi i futbollistit argjentinas Sala është nxjerrë më vonë nga mbetjet e avionit nën ujë afër bregdetit Guernsey.

Sulmuesi 28-vjeçar kishte nënshkruar me Cardiff Cityn nga Nantes për 15 milionë funta.

Familja e zotëri Ibbotson ka krijuar një fushatë online për mbledhje të fondeve për të gjetur trupin e tij dhe shuma ka arritur afër 250 mijë funtave./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme