Neymar qau për dy ditë pas lëndimit të fundit

20:32 | 19 Shkurt 2019
Arbresh Info

Lëndimi i fundit që pësoi Neymar në këmbë ishte shumë më i rëndë për lojtarin sesa lëndimi tjetër që braziliani pësoi në vitin 2018.

Ai kishte zbuluar se qëndroi në shtëpi me lot në sy pas ripërtëritjes së lëndimit më 23 janar, transmeton portali arbresh.info.

“Zgjati më shumë për tu shuar këtë herë”, ka zbuluar në një intervistë për Esporte Espetacular.

“Kam qëndruar në shtëpi për dy ditë”

“Jam ndier keq dhe e gjitha që kam bërë kam qarë”

“Ishte vërtetë e mërzitshme”

“Por për herë të parë që kam pasur këtë lëndim, unë i kam thënë vetës se duhet të përshpejtoj dhe të operohem në mënyrë për të arritur në kohë për Kampionatin Botëror dhe më pas nuk isha i mërzitur”

Këtë herë, sulmuesi ka zgjedhur që të ketë një tretmanit më konservator dhe këtu ka shpresa që ai mund të rikthehet në mes të muajit prill./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme