Kënga e G4shit dhe Ledrit arrin milionin e parë

19:32 | 19 Shkurt 2019
A. B.

Ditë më parë solli këngën që po pëlqehet mjaft shumë prej fansave dhe publikut.

“That’s Mine”, titullohet kënga e re që reperi me banim në SHBA, e ka sjell së bashku me Ledri Vulën, shkruan portali arbresh.info

Disa prej skenave të klipit shihet se janë realizuar në Kosovë, por edhe përtej oqeanit Atlantik.

Kjo këngë u pëlqye mjaft shumë nga publiku ku për pak ditë ka mbledhur mbi një milion shikime në YouTube, e  suksesit të këngës ju gëzua G4shi ku vendosi ta ndajë me fansat e tij të shumtë në Instagram.

“1 Milion, shkojmë”, ka shkruar ai brenda postimit.

Ndryshe, dyshja e njohur kanë paralajmëruar edhe këngë të reja që do t’i sjellin ndaras para fansave të tyre./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme