Është në incident që tifozët e Juventusit sigurisht do të ishin dridhur me të parë që superylli i tyre – Cristiano Ronaldo pëson lëndim gjatë stërvitjes.
Por, në fakt kjo ka ndodhur sot (e martë) derisa ish sulmuesi i Real Madridit ishte duke u përgatitur me bashkëlojtarët e tij te Juventusi për ndeshjen e madhe në Ligë të Kampionëve, transmeton portali arbresh.info.
Gjiganti italian do të shkoj në Spanjë për të zhvilluar takimin e parë kundër Atleticos në kuadër të xhiros së 1/8-ës në Wanda Metropolitano mbrëmjen e së mërkurës.
Para ndeshjes, Massimiliano Allegri ka vendosur lojtarët e tyre në bazën në Continassa për të testuar ritmin e tyre.
Seanca që dukej e lehtë, megjithatë, ishte tensionuar nga ajo që i ndodhi Cristiano Ronaldos, transmeton portali arbresh.info.
Sulmuesi portugez u rrëzua gjatë seancës stërvitore dhe është parë duke inspektuar këmbën e tij të majtë për të parë nëse ka marrë ndonjë lëndim.
Fatmirësisht për tifozët e Juves, ish ylli i Manchester United ishte në gjendje për të marrë vetën duke u ngritur në këmbë dhe duke vazhduar seancën.
Ronaldo u transferua gjatë verës te gjiganti italian për një tarifë prej 100 milionë euro nga Real Madridi
Superylli ka impresionuar në Itali duke shënuar 21 gola brenda 32 paraqitjeve deri tani brenda të gjitha kompeticioneve si dhe duke i ndihmuar Juves të vazhdojë e pamposhtur në Serie A./arbresh.info/
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?