Ylli i Atletico Madridit, Alvaro Morata ka folur për media para ndeshjes së nesërme në Ligë të Kampionëve kundër Juventusit, si njëri nga ish klubet e tij.
Spanjolli është pyetur nëse do të festoj nëse shënon gol dhe përgjigjja e tij ishte e drejtpërdrejtë:
“Do të festoj, për të gjithë tifozët e Atletico Madridit. Aty janë njerëzit e njëjtë që kanë qenë në ditën kur u largova dhe tani unë jam këtu sërish”, ka thënë Morata, transmeton portali arbresh.info.
Në vitin 2015, Morata shënoi kundër ish klubit të tij – Real Madridit derisa ishte një sulmues i Juventusit. Goli i tij në Santiago Bernabeu i lejoi “Zonjës së Vjetër” të kualifikohet në finalen të cilën ata e humbën 3 me 1 kundër Barcelonës. Morata po ashtu shënoi edhe në atë finale.
“Wanda Metrpolitano duhet të jetë si një bunker. Çfarëdo që është brenda është e jona dhe askush nuk është i lejuar ta marrë këtë. Griezmann do të jetë çelësi për ne, Cristiano për ata. Ne do të bëjmë gjithçka që është e mundur për t’i ndalur atë. Është sikur një finale për ne”, përfundoi Morata./arbresh.info/
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...
Bislimi në takim me ministrin për Bashkimin Evropian të Polo...