“Shumë inkurajues vlerësimi i Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit për progresin substancial të Kosovës në sundim të ligjit, zhvillimin ekonomik dhe në ngritjen e kapaciteteve profesionale. Kjo është përkthyer me besimin e MCC-së që Kosova të tërheqë mjete nga programet Threshold dhe Kompakt” kështu tha Kryeministri iRepublikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, pasi priti sot në takim një delegacion nga Washingtoni të Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC) të kryesuar nga zëvendëspresidentja, Karen Sessions.
Me këtë rast, Kryeministri Haradinaj, e ka falënderuar zëvendëspresidenten e MCC-së, për kontributin e gjithanshëm që kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin për popullin dhe shtetin e Kosovës.
“Populli i Kosovës do të jetë përherë mirënjohës për ndihmën që SHBA-ja kanë dhënë për Kosovën, veçanërisht edhe përmes programit të MCC-së që mbështet përpjekjet e qeverisë për reforma në fusha të ndryshme”, tha kryeministri Haradinaj, i cili njëkohësisht i njoftoi të pranishmit për të arriturat e konsolidimit të shtetit.
Kryeministri Haradinaj në këtë takim ka përmendur edhe rëndësinë e madhe që ka për vendin ndihma e drejtpërdrejtë e MCC-s përmes programit Thresholds dhe tani përmes programit Compact, të cilin e ka fituar Kosova, duke thënë se institucionet e vendit dhe Qeveria do ta ketë përkushtimin e pakursyer në implementimin e këtij programi dhe këtij fondi.
“Përkrahja e sektorit të energjisë dhe ekonomisë dhe e sektorëve të tjerë përmes këtij programi të MCC është tejet e nevojshme për Kosovën dhe ne do të qëndrojmë të përkushtuar që kjo të shënojë rezultat”, tha Kryeministri Haradinaj.
Nga ana e saj, zëvendëspresidentja, Karen Sessions, falënderoi kryeministrin Haradinaj për pritjen e sotme dhe shprehu gatishmërinë që bashkëpunimet mes MCC-së dhe Qeverisë të vazhdojnë edhe në të ardhmen.
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...
Incidenti në Kuvendin e Serbisë, Kamberi: Motoja “Duar...
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...