Google ADS

Gashi: Për ne është i pranueshëm kandidati i cili do të përfaqësonte të gjithë qytetarët në vend

17:19 | 19 Shkurt 2019
A. B.

Kryeministri dhe kryetari i LSDM-së Zoran Zaev, sot ka realizuar takim me kryetarin e Partisë Alternativa Afrim Gashi, e cila në Kuvend ka tre deputetë dhe është pjesë e koalicionit qeveritar.

Në takim Zaev dhe Gashi kanë diskutuar për zgjedhjet presidenciale, si dhe mundësinë për kandidat të përbashkët konsensual për kryetar shteti, njofton Telegrafi Maqedoni.

Pas takimit Afrim Gashi tha se nuk është biseduar për emra konkret, por se për kandidatin e përbashkët do të vendosin organet partiake.

“Për ne është i pranueshëm kandidati i cili ka mbështetje më të madhe dhe i cili do të përfaqësonte të gjithë qytetarët e vendit”, tha Gashi.

Pas takimit me Gashin, Zaev do të realizojë takim edhe me kryetarin e PDSH-së Menduh Thaçi, me të cilin gjithashtu do të diskutojë për zgjedhjet presidenciale.

Ndryshe, dje kryeministri i Maqedonisë realizoi takim edhe me kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti, ndërsa pas takimit të dy deklaruan se ekziston mundësia që në zgjedhjet presidenciale të garojnë me një kandidat të vetëm.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme