Mjekët, qytetarët dhe kategori të tjera kanë keqpërdorur kartela të shumta për hyrje-dalje të veturave në hapësirat e Qendrës Klinike Univerzitare të Kosovës.
Burime të Ballkani.info bënë të ditur se nga 5000 kartela për hyrje-dalje sa kanë qenë gjithsej, 2300 prej tyre janë keqpërdorur.
“ Menaxhmenti i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës pasi ka vërjetur parregullësi ka marrë vendim që të jenë funksionale 2700 kartela”, pohuan burimet për portalin tonë.
Keqpërdorimi i këtyre mjeteve ka ndikuar në zvoglimin e të hyrave vjetore nga hyrje-daljet e laurave të hapërirave të QKUK-së.
Nga disa të dhënave të siguruara për vitin 2017, ka pasur gjithsej 176 mijë euro të hyra, përderisa pas masava të ndërmarra më 2018 është rritur inkasimi në 290 mijë euro.
Mësohet së brenda një ditë QKUK fiton deri 1000 euro nga veturat që hyjnë dhe dalin në hapësirat e këtij institucioni.
Sipas kësaj rregullore, çmimi deri në 30 minuta është 50 cent ndërsa prej 31 minuta deri në 1 orë qytetarët paguajnë 1 euro. Pastaj çdo orë llogaritet nga 50 cent për vetuar që i shfrytëzojnë këto hapësira.
Endriti publikon foto të Ismail Qemalit dhe Hashim Thaçit: A...
Historike: Kosova për herë të parë në vendin e 99-të
“E kam duet me Sala Jasharin”, Rovena këndon para banorëve k...
Biden po përgatit paketën e ndihmës ushtarake prej 725 milio...
“Kam ardhur nga Anglia për të festuar në Vlorë”,...
Konjufca: Shqipëria dhe Kosova janë një dhe të pandashme