Gazetarja Zyka: Shqipëria nuk ka përmbushur asnjë kusht për negociatat

16:19 | 19 Shkurt 2019
Arbresh.info

Gazetarja shqiptare Erisa Zykaj e cila jeton e punon në Bruksel ka dhënë një intervistë të drejtpërdrejtë në SYRI.net.

Në lidhjen live nga Brukseli me studion e lajmeve të SYRI.net, Zykaj ka treguar se çfarë ndodh në selinë e BE-së në lidhje me situatën në Shqipëri.

Në bashkëbisedimin me gazetarin Alen Xhelili, Zykaj ka kritikuar ashpër drejtuesit e Komisionit Europian në lidhje me Shqipërinë.

Zykaj është shprehur se BE mendon se Shqipëria nuk ka plotësuar asnjë kusht në lidhje me hapjen e negociatave.

‘Mund të thuhet se Shqipëria ka plotësuar vetëm kushtin e administratës publike.

Vetëm administrata publike mund të quhet një kusht i përmbushur.

Por edhe kjo është në dyshim, pasi duhet shikuar se sa e varur është politikisht kjo administratë’, tha Erisa Zykaj në lidhjen e saj live nga Brukseli me studion e lajmeve të SYRI.net.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme