Me rastin e shënimit të 30-vjetorit të grevës së minatorëve të Trepçës, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ndau mirënjohje për minatorët që ishin pjesë e kësaj greve dhe po këtë vit dalin në pension.
Këto mirënjohje u ndanë për kontributin e tyre të dhënë në minierën e Trepçës dhe për sakrificën e tyre gjatë grevës së 28 shkurtit në vitin 1989.
Lluka falënderoi minatorët për punën dhe sakrificën e tyre dhe i njoftoi se benefitet të cilat u takojnë atyre shumë shpejtë do të zbatohen, transmeton KP.
“Kjo është një ceremoni falënderuese për punën e juaj, për jetën të cilën e keni kaluar në minierën e Trepçës dhe posaçërisht për sakrificën në grevën e minatorëve. Ju uroj për miratimin e statutit të Trepçës e cila juve ju bënë hisedarë në këtë minierë. Ne jemi duke punuar që benefitet të cilat ju takojnë të hyjnë në zbatim sa me shpejtë dhe shpresojmë që brenda 3 muajve të përfundon procedura”, tha Lluka.
Kryetari i Sindikatës së Minatorëve të Trepçës, Shyqyri Sadiku, tha se shpresojnë që shumë shpejt do të zgjidhet çështja e beneficioneve, të cilat do t’iu garantonin minatorëve një pensionim më të mirë.
Ndërsa, minatori më i vjetër i minierës Trepça, Ferit Neziri tha se ministri Lluka është ministri i parë, i cili i mblodhi minatorët në një ceremoni të tillë.
“Unë si minatori më i vjetër i Trepçës dua ta falënderoj përzemërsisht ministrin Lluka i cili është i vetmi prej ministrave që i ka mbledhë minatorët e Trepçës në një ceremoni të tillë”, u shpreh ai
Ndryshe, minatorët ndan një dhuratë për ministrin Lluka si shenjë falënderimi për angazhimin dhe punën që ka bërë.
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte