Marcelo ka zhvilluar bisedime të ashpra me drejtorët në Real Madrid këtë javë pas frustrimit me rolin e tij dytësor në Bernabeu këtë sezon.
Mbrojtësi 30-vjeçar synon t’i jap fund karrierës së tij 13 vjeçare te gjiganti në La Liga dhe është përfolur shumë për ribashkimin me Cristiano Ronaldon te Juventusi, transmeton portali arbresh.info.
Marcelo është takuar me drejtorin menaxherial të klubit të hënën për të diskutuar të ardhmen e tij dhe është i gatshëm për të kërkuar largimin gjatë verës në rast se situata e tij nuk ndryshon.
Marrëveshja aktuale e brazilianit skadon në vitin 2022, por lëndimet e shumta dhe konfliktet me trajnerin Santiago Solari kanë bërë që koha e tij në fushë në Bernabeu të jetë e limituar.
Marcelo ka bërë vetëm 12 paraqitje në La Liga këtë sezon për shkak se Solari favorizon 22-vjeçarin Sergio Reguilon para tij./arbresh.info/
Kurti: Kosova sot është shumë më mirë sesa qe e gjetëm në pr...
Hamza pas takimeve me punëtoritë: Pikëpamje të ndryshme, por...
Sara dhe Bardhi zbulojnë kuptimin e veçantë të emrit të vajz...
IHMK: Për momentin Kosova nuk rrezikohet nga vërshimet
Vritet komandanti i Hamasit në Liban
Xhuli konfirmon lidhjen e dashurisë