Në këtë vend ka rënë borë e zezë

14:41 | 19 Shkurt 2019
Trina Galanxhi

Në Siberi ka rënë borë e zezë dhe ka habitur qytetarët.

Arsyeja pse bora ishte e zezë ka ndodhur për shkak të ndotjes së ajrit në një rajon, ku ndodhen minierat e qymyrit, transmeton portali arbresh.info

Zona e Kemerovos në jugperëndim të Siberisë ka pësuar një ndryshim të madh. Përderisa kjo dukuri mund të dukej bukur në momentin e parë, më pas ka ngjallur shqetësim, pasi dëshmon që industria e minierave të qymyrit nuk është aspak në rregull.

Për shkak të industrisë së qymyrit jetëgjatësia është tre-katër vjet më e ulët për 2.6 milionë banorë të rajonit në krahasim me mesataren kombëtare, ndërsa nivelet e kancerit, meningjitit të TB dhe paralizës cerebrale të fëmijëve janë gjithashtu më të larta./arbresh.info/

https://twitter.com/MetAlertIreland/status/1096433246487937024?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1096433246487937024&ref_url=http%3A%2F%2Fwww.independent.co.uk%2Ftravel%2Fnews-and-advice%2Fblack-snow-siberia-toxic-coal-pollution-kuznetsk-basin-kemerovo-video-a8784191.html

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme