Policia në Gjakovë gjobit 56 ngasës pa patentë shoferë

14:05 | 19 Shkurt 2019
L G

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ndërmerr masa shtesë në sigurinë e trafikut rrugor.

Zyra për media nga drejtoria rajonale e Policisë së Kosovës në Gjakovë ka bërë të ditur se gjatë ditëve të fundit kanë ndërmarrë masa të shtuara në trafikun rrugor, duke zbatuar plane operative dhe duke rritur aktivitet parandaluese në terren.

Si rezultat i shtimit të këtyre masave, kjo drejtori njofton se janë sekuestruar disa vetura dhe janë shqiptuar mbi 50 gjoba për ngasës pa patentë shofer.

“Më konkretisht Stacioni Policor në Malishevë përveç aktiviteteve tjera policore nga data 23.01.2019 deri me 14.02.2019 ka ndërmarrë veprime shtesë policore, me qëllim të identifikimit të veturave të paregjistruara dhe të pa doganuara, të cilat janë importuar nga shtetet e jashtme në Republikën e Kosovës. Si rezultat i këtyre aktiviteteve janë evidentuar rezultatet si vijon:19 vetura të sekuestruara, të pa doganuara dhe të paregjistruara, 39 kundërvajtje të shqiptuara për mos regjistrim të automjeteve,56 gjoba të lëshuara për ngasje pa patentë shoferëve”, thuhet në njoftim.

Sipas komunikatës së kësaj drejtorie, trafiku rajonal nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë gjithashtu në kuadër të detyrave shtesë për siguri në komunikacion nga data 13.02.2019 është duke implementuar planin operativ “Xhamat e errët dhe rripi i sigurisë”, ku vetëm gjatë kësaj periudhe për kundërvajtjet e lartcekura janë lëshuar 202 gjoba.

Policia e Kosovës, gjegjësisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, do të vazhdojë në realizimin e objektivave të saja bazuar në misionin dhe autorizimet për shërbim sa më cilësor ndaj qytetarëve dhe siguri të plotë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme