Google ADS

Kolona të gjata në rrugën Kaçanik-Hani i Elezit

13:15 | 19 Shkurt 2019
V. S.

Po vazhdojnë edhe sot kolonat e gjata në rrugën  Kaçanik-Hani i Elezit.

Krejt kjo po ndodh pas mbylljes së magjistrales që u bë shkaku i punimeve në një urë.

Qytetarët po e përdorin rrugën alternative nëpër fshatin Paldenicë e cila po u shkakton vonesa.

Shkaku i punimeve në urën e autostradës “Arbën Xhaferi” që lidh Kosovën me Maqedoninë në këtë rrugë që nga 15 shkurti deri më 22 të këtij muaji do të ketë mbyllje të pjesërishme nga ora 08:00-11:00 dhe 13:00-15:30./klankosova/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme