Lëvizja Vetëvendosje ka organizuar tryezë profesionale për tekstet shkollore dhe kurrikulën.
Deputetja Arbërie Nagavci ka thënë se kjo është tryeza e dytë nga katër tryezat që do të mbahen lidhur me përmirësimet në arsim.
Selim Mehmeti hulumtues në Institutin Pedagogjik të Kosovës ka thënë se MASHT- ka vite që ka filluar reformën kurrikurale.
“Ky proces ka qenë bukur i zgjatur sepse është filluar në vitin 2008 dhe ka pasur sfida gjatë zbatimit në terren. Ne kemi pasur një strategji që të kemi një agjencion të kurrikulave që do të trajtonte më mirë procesin por nuk është bërë një gjë e tillë. Kemi filluar me një format të pilotimit me një grup të vogël të shkollave për të parë praktikën e zbatimit. Por ka ndodhur një vendim i shpejt dhe shtrirja e pilotimit është bërë në 85 shkolla tjera kundrejt 10 shkollave. Në kuadër të këtij projekti është thënë të bëhet edhe në shkolla profesionale kurrikul”, ka thënë ai.
Sipas tij nuk ka përfundim të trajnimeve për kurrikulë.
“Është trajnim i vazhdueshëm që nuk përfundon. Në rrugëtim e sipër është zbahur cilësia edhe e trajnimit edhe e trajnues për arsye se nuk kemi pasur dokument për fillimin e projektit të kurrikulës. Kurrikula është ngushtë e lidhur me udhëheqjen si nga niveli qendror, lokal dhe i shkollës. Ministria ka rolin e udhëheqjes dhe ka divizionin brenda saj por ky divizion nuk ka pasur mjaftueshëm staf. Ka munguar një udhrrëfyes i zbatimit nga fillimi 2008 e këndej. Drejtoritë komunale të arsimit kanë ndenjur anash këtij procesi, ku nuk janë përfshirë në përkrahjen në shkolla, këtë e kanë bërë edhe drejtorët e shkollave që nuk na kanë dhënë përkrahje, kanë ikur nga ky angazhim”, ka thënë ai.
Ai ka theksuar se janë gjetur disa probleme gjatë hulumtimit.
“Planifikimi mësimit ka qenë i vështirë për mësuesit, qasja në mësimdhënie nga një qasje në mënyra tradicionale nuk ka ndryshuar në frymën e re kurrikurale, autonomia e shkollës nuk është bërë sipas kurrikulës, tekstet shkollore që i kanë munguar zbatimit të kurrikulës, tash është një zhvillim i ri. Në përgjithësi kemi pasur mungesë të mekanizmit të mbikëqyrjes, përkrahjes, monitorimit për kurrikulën”, ka thënë ai./arbresh.info
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/317881495743429/
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...