Vendet anëtare të Bashkimit Evropian (BE) dhe Parlamenti Evropian (PE) janë dakorduar për uljen e sasisë së emetimit të dioksid-karbonit te kamionët e rëndë, që pritet të bëhet deri në vitin 2030, raporton Anadolu Agency (AA).
Komisioni Evropian (KE) bëri të ditur se PE-ja dhe Këshilli i BE-së, kanë arritur një marrëveshje për kufizimin e emetimit të gazrave të dëmshëm të cilët i lëshojnë kamionët dhe autobusët.
Në përputhje me këtë, emetimet e dioksid-karbonit te kamionët dhe autobusët e rinj, deri në vitin 2030 do të ulet me 30 për qind nga sasia e emetuar në vitin 2019.
Kjo është hera e parë që vendosen kufizime të tilla në automjetet e rënda siç janë kamionët dhe autobusët.
Megjithatë, që marrëveshja të hyjë në fuqi, nevojitet që ajo të miratohet në PE dhe në Këshillin e BE-së.
Konjufca priti në takim komisionerin kroat për mbrojtjen e t...
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...