Këngëtarja Demi Lovato është rikthyer në qendër rehabilitimi në Hawaii. 25-vjeçarja mendohet se kishte sërish probleme të shëndetit mendor pas një postimi që bëri në “Twitter” për arrestimin e 21 Savage nga autoritetet e emigracionit.
Ylli i popit doli nga qendra e rehabilitimit në nëntor, pas 3 muajsh trajtim pasi i shpëtoi mbidozës së drogës korrikun e vitit të kaluar në shtëpinë e saj në Los Angeles. Këngëtarja bëri një shaka rreth arrestimit të reperit, por gjithçka u mor shumë seriozisht nga fansat.
Lovato u mbrojt nga disa të famshëm, përfshirë edhe Bebe Rexhën, por një sërë fyerjesh shkuan drejt saj. Tani raportohet se ajo është kthyer në rehabilitim pas gjithë reagimit.
Scholz mbron bisedën telefonike me Putinin
Teatri Kombëtar i Kosovës është futur në grevë të përgjithsh...
Ushqimet që kanë tendencën të shkaktojnë sëmundje
Driloni me pëlqim për Xhenetën?
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...