Policia e Tiranës ka proceduar penalisht një 27-vjecar, pasi nuk kishte mbyllur aktivitetin e lojërave të fatit.
Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr. 3, proceduan në gjendje të lirë shtetasin: F. Sh., 27 vjeç, banues në Tiranë. Në rrugën “Myslym Shyri” gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e këtij shtetasi u gjet një tavolinë pokeri e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. I riu veprën penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.
“Kontrollet kundër aktivitetit të lojërave të fatit do të vijojnë në gjithë qarkun Tiranë deri në ndëshkimin me ashpërsi të subjektit të fundit që ushtron këtë aktivitet anti-ligjor. Policia e Shtetit fton këdo të denoncojë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit “Komisariati Dixhital”, çdo veprimtari të tillë të kundraligjshme”- thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë./balkan web
Gruaja bie nga kati i shtatë i një banese në Fier, dyshohet ...
“Të ndalohen telefonat”, Rama: Kontrolle në hyrje dhe dalje ...
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...