Google ADS

Qeveria nuk dorëzohet rreth taksës

11:38 | 19 Shkurt 2019
Arbresh.info

Qeveria e Kosovës sot do të mbaj mbledhjen e rregullt. As në këtë mbledhje nuk do të jetë në rend dite pezullimi i taksës, pavarësisht deklarimeve nga politikanët që taksa duhet të pezullohet.

Në rend ditë do të jenë disa pika. Ndër të tjera do të shqyrtohet nisma për rritjen e pensioneve, propozim-vendimi për themelimin e komisionit për kontrollin e tregtisë dhe mallra strategjike, draft koncept dokumenti për shërbime sociale dhe familjare dhe pika të tjera.

Mbledhja do të mbahet në orën 14:00./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme