Menaxheri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer ka zbuluar se si e kanë ndërtuar planin e tyre të lojës për të përfituar më shumë nga Paul Pogba.
Mesfushori francez tashmë është përfshirë drejtpërdrejt në 15 gola që kur mori drejtimin e klubit trajneri norvegjez.
Menaxheri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer ka zbuluar se si e kanë ndërtuar planin e tyre të lojës për të përfituar më shumë nga Paul Pogba, transmeton Telegrafi.
Mesfushori francez tashmë është përfshirë drejtpërdrejt në 15 gola që kur mori drejtimin e klubit trajneri norvegjez.
Menaxheri i ka dhënë më shumë hapësirë në fazën sulmuese sesa në javët e fundit Anthony Martialit dhe Jesse Lingardit.
“Ne e dimë se është një nga mesfushorët më të mirë sulmues në botë, ai ka vizionin, pikëpamje dhe lojtar i klasit botëror”, tha Solskjaer.
“Pasimi në golin e Anderit ishte fantastik, pastaj përsëri luajti mirë te Marcus (Rashford) dhe është shumë i mirë në gjuajtjet drejt portës. Ne kemi pasur disa ditë të mira trajnimi”, shtoi menaxheri.
“Natyrisht, ju doni që të shihni në hapësirë dhe të gjejë hapësirë. Ander iu krijon më shumë liri për të ecur përpara. Ai (Pogba) kishte një ndeshje të vështirë kundër PSG-së, por mendova se ishte ndoshta lojtari ynë më i mirë – ai kishte dy ose tre lojtarë përreth tij gjatë gjithë kohës”.
“Ishte një barrë e madhe, natyrisht, ai po luante kundër një nga mesfushorëve më të mirë mbrojtës në botë – N’Golo Kante – por mendoj se gjeti hapësirat e duhura”, shtoi strategu.
United triumfoi si mysafirë kundër Chelseat me rezultat 2-1 për ta gjetur veten në çerekfinale të Fa Cup, ku do të takohet me Wolvesin.
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...
Britania voton pro rregullave kundër duhanpirjes
Autogoli i Leipzigut e bën lider Interin në Ligën e Kampionë...
Big Brother Vip Albania, ja ndryshimet që do të ndodhin
Assesi të këndellet City, dështon të fitojë edhe ndaj Feynor...
Kryeministri libanez u bën thirrje palëve të zbatojnë dhe t&...