Pas shitjes së banesës rezidenciale të Titos në Manhattan, janë shitur edhe ambasada e rezidenca e RSFJ-së së dikurshme në Tokio.
Gazeta serbe “Vecernje novosit” bën të ditur se kontrata për shitblerjen e ambasadës e rezidencës së SFRJ-së së dikurshme në Tokio, në shumë të përgjithshme prej 14,7 milionë eurosh, është nënshkruar më 31 janar.
Patundshmëria në Tokio ka 1.726 metra katrorë dhe shtrihet në sipërfaqe prej 938 metrash katrorë toke, transmeton gazetametro.net
Sipas gazetës, Serbisë prej kësaj shumë i takojnë 39,5 për qind, sipas marrëveshjes së sukcesionit (në këtë marrëveshje nuk është përfshirë Kosova). Serbia i ka marrë tashmë 3,5 milionë nga banesa në Nju-jork, ndërsa pas refundimit të mjeteve të investuara për mirëmbajtje pritet të marrë edhe 3,2 milionë dollarë.
Gazeta bën të ditur se po vazhdojnë aktivitetet për shitjen e tri objekteve të mbetura – ndërtesa në të cilën aktualisht është i vendosur misioni i Serbisë pranë OKB-së, dhe ambasadat në Bernë e Bon.
Për të tri objektet thuhet se ka oferta konkrete.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...