Nuk ishte hera e parë që Layane Dias bënte piercing në hundë, e kishte bërë një të tillë kur ishte vetëm 15 vjeçe dhe nuk kishte patur kurrfarë problemi.
Megjithatë vajza e re braziliane nuk mund ta merrte me mend që një piercing i bërë së fundmi, më saktë në korrik të 2018-ës, do të bëhej shkak që ajo të përfundonte në karrike me rrota.Gjithçka nisi 6 muaj më parë kur vajza 20-vjeçare shkoi të vendoste një piercing. Procedura zgjati sa zakonisht dhe nuk pati asnjë anomali, por disa orë më vonë do të niste edhe kalvari i vuajtjeve të saj.
Fillimisht Layna do të kishte dhimbje, rrjedhje gjaku nga hunda dhe brenda harkut të 3 orëve, e gjitha zona do të inflamohej. Ajo u përpoq ta mbante nën kontroll duke vendosur kompresa të ftohta dhe lyer me krem, por hunda u enjt aq shumë sa as ajo nuk mund të njihte më veten.
Ditët në vijim, Layane do të kishte dhimbje të forta koke dhe ndihej e pafuqishme, madje as qetësuesit nuk po bënin më punë, derisa nuk mundi të ngrihej më në këmbë. Në fillim mjekët mendonin se vuante nga ndonjë tumor ose nga sindroma e Guillain-Barrit, por rezultatet e analizave krejt treguan të kundërtën.
Analizat vazhdonin të mos tregonin gjë dhe vajza nga Brasilia bëri një rezonancë magnetike, e cila zbuloi një masë seckrecionesh 500 ml në tre pika të shtyllës së saj kurrizore. Por pavarësisht se mjekët ia hoqën, ajo nuk i ndjente këmbët. Iu nënshtrua sërish analizave të ndryshme dhe ndërhyrjeve kirurgjikale, por pa asnjë sukses.
Mjeku që ndoqi rastin e saj, doktor Oswaldo Ribeiro Marquez u shpreh se kurrë nuk kishte parë një rast të tillë gjatë gjithë karrierës së tij 20-vjeçare. Layane bëri sërish rezonancën magnetike dhe mjekët u habitën kur panë gjurmë të bakterit Staphlococcus aureus në flegrat e hundës, i cilë më pas ishte shpërndarë në gjak nga plaga e piercing dhe kishte prekur të parën shtyllën kurrizore.
Dy persona kanë qëlluar në drejtim të policisë në Dibër
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, deri në 40 minuta pritje te ...
Abdixhiku takon 150 bizneset më të mëdha në Kosovë
Ambasada e Shqipërisë në Kiev dëmtohet nga sulmet ruse
Armenia nga sot njeh zyrtarisht pasaportat e Kosovës
Këshilli Islamik i Rusisë u mundëson poligaminë burrave mysl...