Google ADS

Të djegësh malin për festë, tradita e çuditshme japoneze

00:41 | 19 Shkurt 2019
Trina Galanxhi

Si çdo muaj shkurt, në qytetin japonez Ito, është zhvilluar dita e festivalit Yamayaki, që do të thotë “Festivali i Malit në flakë”.

Ky është një ritual i përvitshëm që ndodh edhe në zona të tjera të Japonisë. Qytetarët i kanë vënë flakën sipërfaqes së malit Omuro, i lartë rreth 580 metra me origjinë vullkanike.

Sipas kësaj tradite, mali digjet çdo fund dimri për të lajmëruar ardhjen e pranverës. Tradita e Yamayaki-t buron nga shtatëqind vite më parë, kur japonezët digjnin malin për ta pastruar nga insektet dhe parazitët e ndryshëm, për të shmangur në këtë mënyrë ndonjë epidemi të mundshme.

Prej asaj kohe, në këtë mal nuk mbin asgjë tjetër veç barit, i cili ndryshon ngjyrë sipas stinëve. Duhet theksuar se zjarri kontrollohet nga autoritetet dhe pas tij mali rri për disa kohë i tëri i zi, për t’u mbuluar nga bari i gjelbër në pranverë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme